Kadare një zë i fuqishëm për Kosovën, ndihma që Thaçi i kërkoi para Rambujesë
Kadare ishte një zë i fuqishëm në ndihmë Kosovës për liri dhe pavarësi.
Kosova zuri një vend të rëndësishëm në veprën e tij jo vetëm letrare, por edhe publicistike si: “Krushqit janë të ngrirë”, “Dosja H” dhe “Tri këngë zie për Kosovën”. Vetë Kadare tregonte se “është e natyrshme që historia e kombit tënd të bëhet pjesë e asaj që shkruan, raporti me fqinjët, mozaiku i një konflikti të gjatë osmano-evropian. Të gjitha këto pleksen te konflikti marksisto-perëndimor, evropian, gjithashtu. Kosova ka qenë herët në veprën time”.
Shkrimtari dhe profesori universitar, Agim Vinca, tregoi për mediat kosovare një rast nga viti 1999, kur Hashim Thaçi, i cili atëherë i printe delegacionit kosovar në Konferencën e Ramubujesë që mbahej në Francë me qëllimin e vendosjes së paqes në Kosovë, kishte kërkuar mbrojtje nga shkrimtari Ismail Kadare para nënshkrimit të Marrëveshjes.
Vinca tha se një natë para se të vendoseshin nënshkrimet në marrëveshje nga pala kosovare, Thaçi kishte shkuar në apartamentin e Kadaresë për t’ia bërë një pyetje.
“Para Rambujesë, Hashim Thaçi një natë para nënshkrimit ka shkuar në apartamentin e Kadarenjve në qendër të Parisit, dhe i ka thanë nëse më shpallin tradhtar, a më mbron ti? I ka thënë ‘po, nënshkruaje’. Këto dihen. Janë fakte. Kadareja gjithashtu i ka shkruar letra Ukshin Hotit dhe ai nga burgu i është përgjigjur. Ai nuk doli nga burgu, por libri mbeti. Ndjeshmëria e tij ndaj Kosovës ishte e madhe”, tha Vinca.
Nje tjeter qendrim I Kadares u be I fuëqishem ne diskutimet per ndarjen e Kosoves
Opsioni i ndarjes së Kosovës, “është një pazar jo i pastër dhe po them me përgjegjësi të plotë, kjo ndarje do të hapi radhën e një konflikti të ri të pambarueshëm në Ballkan. Do të hapi vatra sherresh, grindjesh të cilat do t’u kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë popujve këtu dhe Evropës. Prandaj kjo nuk e zgjidhë, kjo nuk e mbyll, kjo hap një konflikt të ri të tmerrshëm”, kishte thënë shkrimtari Ismail Kadare, në intervistë për Radion Evropa Lirë më 2007.
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, rrefen ne nje mesazh ne facebook takimin me Kdarenë.
“Me shkrimtarin Kadare kam pasur rast ta takojë dy herë nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës, takime këto që më kanë mbetur të paharrueshme.
Që të dy herët, së pari jo larg nga koha e shpalljes së Pavarësisë dhe së dyti një vit e pak pas shpalljes, përkatësisht më 26 maj 2009. Këto vizita shprehin jo vetëm kujdes të një personaliteti të rrallë që ka bota shqiptare, por edhe mbështetjen e fuqishme që ai i kishte dhënë Kosovës dhe popullit të saj të jetojë i lirë dhe i pavarur.
Në vizitën e dytë ai kishte ardhur me bashkëshorten e tij, shkrimtaren Helena Kadare. Gjatë bisedës që e kisha, ai u interesua për zhvillimet e shumta me të cilat ne “përplaseshim” ditë e për ditë. Për koincidencë takimi përkonte me ditën kur unë kisha refuzuar të zhvillojë vizitën në Maqedoni. Kadarenë e njoftova edhe për zhvillime të tjera që kishin të bënin me Kosovën dhe rajonin.
Me një fjali të fuqishme, “Gëzojuni ekzistimit të dy shteteve shqiptare në Ballkan”, Kadare deshi të thoshte se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për vlerën e një vendimi kaq të madh që ka marrë Kosova. Në konferencën e organizuar për shtyp, pata shprehur falënderimin ndaj Ismail Kadaresë për “mbështetjen e fuqishme dhe porositë e gjithmonshme në kohën e duhur për ecjet tona dhe natyrisht përkushtimin në ecjet tona të mëtutjeshme, në rolin që ka, sepse është personalitet unikat dhe dua të them paralelisht misionar, apo ambasadori më i mirë në kuptimin e prezantimit të identitetit shqiptar në Evropë. Është njeriu që ka shpërthyer në të katër anët e globit”, tha ai.
Duke iu drejtuar gazetarëve të pranishëm në atë konferencë shtypi, Kadare pati theksuar: “Nuk është hera e parë që kemi pasur mendime të njëjta për gjërat themelore të Kosovës, që janë gjëra themelore të kombit shqiptar dhe për mua sa herë që kam ardhur në Kosovë, sa herë që kam qenë në këtë zyrë, është kënaqësi se këtu ka njerëz që punojnë për Kosovën, punojnë për interesat e saj, që i mbrojnë ato interesa, ndonëse nuk është lehtë gjithmonë të mbrohen interesat e drejta të një populli…” duke vazhduar se “Ka disa herë një paragjykim që të mbrosh interesat është lehtë, të mbrosh të drejtën ndonjë herë është tepër e vështirë ashtu sikurse është e lehtë disa herë për shtetet tjera të mbrojnë të shtrembrën, mashtrimin. Për fat të keq kjo ndodhë, ne nuk mund t’i ndryshojmë zakonet e njerëzimit, por një gjë është e vërtetë që Kosova ecën përpara, kombi shqiptar ecën përpara, koha punon për ta. Kur koha punon për një popull, jo të gjithë e kanë lehtë ta kuptojnë që koha punon për ta, madje shpesh kujtojmë kur koha punon për ta kujtojnë ose ju krijohet iluzioni se koha nuk punon për ta ose e kundërta. Popujt ose vendet që koha nuk punon për ta kujtojnë të kundërtën dhe këto ndodhin shpesh në vende tjera. Kam kënaqësinë ta përsëris koha punon për Kosovën, koha punon për shqiptarët”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar