Kadilli: Protesta e 12 nëntorit nuk i përmbushi pritshmëritë, Rama rrëzohet me votë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se protesta e 12 nëntorit e opozitës, nuk i përmbushi pritshmëritë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli u shpreh se opozita nuk mund ta rrëzojë kryeministrin Edi Rama me protesta.
Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm me votë, duke krijuar fillimisht një alternativë.
“Besoj se protesta nuk përmbushi pritshmëritë e ngritura nga mitologjia e forcës që do arrinte të përmbyste qeverisjen. Besioj se realizoi demonstrim të muskujve që ka në zotërim kjo pjesë e opozitës, por jo domosdoshmërisht, miti që u prit ngjizja e kësaj opozite të re me Berishën dhe Metën. Nuk përmbysen qeveritë, se i mbushet mendja opozitës. Nuk janë protestat e opozitës që rrëzojnë pushtetin”, theksoi ai.
Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.
Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane