Kadri Veseli: Ushtria e Kosovës, argumenti më i mirë për ata që mohojnë sukseset e shtetit tonë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se 21 vjet më parë, në koordinim të plotë me NATO-n, filloi transformimi madhor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, lideri i PDK-së shprehet se Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që është arritur bashkërisht.
“Me gjithë sfidat, kjo ushtri, është argumenti më i mirë për ata që njëzet vjet pas lufte mohojnë sukseset e shtetit tonë. Nderim për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e këtij transformimi, ashtu si për vijuesit e asaj rruge, oficerët dhe ushtarët tanë të sotëm”, shkruan ai.
Gjatë ditë së sotme ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili theksoi se Ushtria e Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e misioneve paqësore të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).
“Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë”, shkroi Thaçi.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus