Kakavijë, 40 mijë persona lëvizën në kufi për festën e Pashkës ortodokse

11 Prill 2026 | 10:59

Në doganën e Kakavijës në këto ditë të festës së Pashkës ortodokse kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë rreth 40 mijë persona.

Sipas Policisë Kufitare në periudhën 6 prill-10 prill në Kakavijë janë përpunuar 37,331 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 23,106 në hyrje dhe 14,225 në dalje, si dhe 12,996 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 8,347 në hyrje dhe 4,645 në dalje.

Gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit nëpërmjet doganës së Kakavijës  janë përpunuar 11.290 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6.955 në hyrje dhe 4.335 në dalje, si dhe 3.356 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 2.202 në hyrje dhe 1.150 në dalje.

Ditën e sotme nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje në sportelet e kontrollit të dokumenteve. Në Kakavije dogana shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa pala greke numëron 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026