Kalaja: Nëse s’do kishte protestë, do mendoja se opozita po bën pazare me Ramën
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja e cilësoi një domosdoshmëri protestën më 11 shkurt.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nëse opozita nuk do të ngrihej pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, vetë ai do të mendonte se ka në mes pazare me Ramën.
“Në fillim kur nuk po shpallej protesta pas mega skandalit, për mendimin tim është një skandal i përmasave të mëdha, po mendoja sikur kemi një opozitë apatike, po mendoja deri në kufijtë e një pazari,” – deklaroi Kalaja.
Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e 4 kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e partisë Demokratike. Vendimi u mor mbrëmjen e së martës pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
- 12:07 BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale
- 12:06 Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 12:02 Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)
- 11:58 Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 11:46 Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit