Kallas: Javë kritike për Ukrainën, udhëheqësit duhet të zgjidhin nyjën e aseteve
Java që fillon në Bruksel do të jetë “vendimtare” dhe kritike për Ukrainën për financimin e saj kundër Rusisë, paralajmëroi sot diplomatja më e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
“Është një javë shumë e rëndësishme” për financimin e Ukrainës, gjatë së cilës udhëheqësit e BE-së duhet të marrin një vendim në një samit të enjten dhe të premten, tha Kallas para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
Kryediplomatja e BE-së shpjegoi se negociatat midis 27 udhëheqësve të bllokut evropian mbi asetet e ngrira ruse po vazhdojnë, por, siç vuri në dukje ajo, janë “gjithnjë e më të vështira”.
27 vendet anëtare të BE-së po shqyrtojnë përdorimin e këtyre aseteve të ngrira ruse, por disa vende nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, duke filluar me Belgjikën, ku ndodhet pjesa kryesore e këtyre aseteve të ngrira ruse në Evropë.
“Opsioni më i besueshëm është kredia për dëmshpërblime dhe ne po punojmë për këtë. Ende nuk kemi arritur në atë pikë dhe kjo është gjithnjë e më e vështirë”, tha Kallas.
Megjithatë, ajo shtoi se, siç tha Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, “ne nuk do të largohemi nga, samiti, para se të kemi një rezultat, para se të kemi një vendim për financimin e Ukrainës”.
Përveç përdorimit të aseteve të ngrira ruse, Komisioni Evropian ka propozuar një tjetër mundësi, një kredi evropiane, por disa vende, veçanërisht Gjermania, e kundërshtoi atë. Ky opsion “nuk po ecën përpara”, vuri në dukje Kallas, për të cilën përdorimi i aseteve të ngrira ruse ka gjithashtu avantazhin e mos-kushtimit të asgjëje për taksapaguesit evropianë, “gjë që është shumë e rëndësishme”.
“Kjo gjithashtu dërgon një mesazh të qartë, nëse i shkaktoni të gjithë këtë dëm një vendi tjetër, duhet të paguani dëmshpërblime. Mendoj se është e rëndësishme që ata të jenë një palë pjesëmarrëse, cilido qoftë vendimi ynë”, vuri në dukje ajo.
Përpara këtij samiti të BE-së, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe negociatorët amerikanë do të takohen sot në Berlin, pas pesë orësh bisedimesh që zhvilluan të dielën.
Një samit pritet gjithashtu sonte midis Zelensky dhe zyrtarëve evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer, si dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
LEXONI GJITHASHTU:
Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 19:56 Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:45 Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
- 19:35 Rekrutimi i të riut në ushtri, përleshje të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv (VIDEO)
- 19:23 Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave