Kallas: Nëse SHBA dhe BE fillojnë një luftë tregtare, Kina do kënaqet nga ana tjetër

3 Shkurt 2025 | 15:24

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaia Kallas tha sot se nëse SHBA-ja fillon një luftë tregtare me BE-në, Kina do të jetë ajo që do të dalë e kënaqur nga gjithë kjo situatë.

Lidhur me njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump se SHBA do të vendosë së shpejti tarifa për mallrat e importuara nga BE, Kallas theksoi se nuk ka fitues në luftërat tregtare.

“Nëse SHBA fillon një luftë tregtare, atëherë Kina është ajo që qeshë mënjanë. Ne jemi shumë të ndërlidhur. Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne. Tarifat rrisin kostot. Ato nuk janë të mira për punë, nuk janë të mira për klientët. Kjo është e qartë”, u tha Kallas gazetarëve pas mbërritjes në një takim jozyrtar të liderëve të BE-së për mbrojtjen evropiane.

Ajo shtoi se mbrojtja evropiane është e lidhur ngushtë me NATO-n dhe vlerësoi se nevojitet një bashkëpunim më i fortë i BE-së me NATO-n, si dhe se marrëdhëniet me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe janë “jashtëzakonisht të rëndësishme” për forcimin e mbrojtjes evropiane .

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më herët sot se së shpejti do të vendosë tarifa për mallrat e importuara në SHBA nga Bashkimi Evropian dhe nuk e përjashtoi një masë të tillë kundër Britanisë së Madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026