Kallas: Një Ukrainë që lëshon territore, është kurth i Rusisë për Europën

22 Gusht 2025 | 10:45

Diplomatja e lartë i Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, wshtw shprehur kundër ushtrimit të presionit mbi Ukrainën për të lëshuar territore ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Kallas tha se pranimi i kontrollit rus mbi territore ukrainase do të ishte një “kurth në të cilin Putini dëshiron që ne të futemi”.

Rajoni i Donbasit, në Ukrainën lindore, ka qenë objekt agresioni të vazhdueshëm nga Rusia dhe ka detyruar rreth 1.5 milion ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë dhjetë viteve të fundit.

Pavarësisht insistimeve të përsëritura të Kremlinit dhe nënvizimit të Trump për nevojën e një “shkëmbimi territoresh”, Ukraina ka refuzuar kategorikisht të dorëzojë Donbasin në këmbim të paqes.

Kallas e cila ndodhet në “listën e të kërkuarve” të Kremlinit theksoi nevojën për garanci të forta e të besueshme sigurie për Ukrainën. Ajo pranoi se aktualisht ka pak “hapa konkretë” në lidhje me krijimin e një force penguese, por nënvizoi:

“Garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri e fortë ukrainase,” duke shtuar se garancitë e sigurisë duhet të jenë jo vetëm në letër.

Sipas saj, u takon shteteve anëtare të “koalicionit të të vullnetëshmve” të përcaktojnë saktësisht se çfarë mund të kontribuojnë dhe në çfarë kapaciteti do të veprojnë këto forca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026