Kaja Kallas: Garancitë e sigurisë duhet ta dekurajojnë Rusinë

19 Gusht 2025 | 19:00

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian thotë se garancitë e sigurisë për Ukrainën në çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës duhet të jenë “mjaftueshëm të forta dhe të besueshme për të penguar Rusinë nga rigrupimi dhe risulmi”.

“Putinit nuk mund t’i besohet të mbajë asnjë premtim apo angazhim”, shkruan Kaja Kallas në një postim në X.

BE-ja do të kontribuojë në garancitë e sigurisë, “veçanërisht duke trajnuar ushtarët ukrainas dhe duke forcuar forcat e armatosura dhe industrinë mbrojtëse të Ukrainës”, thotë ajo.

Ajo shton se BE-ja do të “vazhdojë të shënjestrojë ekonominë e luftës së Rusisë” dhe se paketa e ardhshme e sanksioneve kundër Moskës “duhet të jetë gati deri muajin tjetër”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026