Kallas pas takimit me Kurtin dhe Vuçiç: Autorët e sulmit në Zubin-Potok të dorëzohen
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, u takua këtë të martë më Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në një postim në rrjetin social X, Kallas zbulon nga takimi se ka kërkuar zbardhjen e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ajo gjithashtu thekson se rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bazë të marrëveshjes së Ohrit.
Ndërsa për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë, Kallas ka thënë se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
“Takova Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit. E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, tha Kaja Kallas.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti me Kallas: I kërkova që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç
- Ministrja në Kosovë njofton ‘zgjidhjen e re inxhinierike’ në Ibër Lepenc
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike