Kalon për gjykim dosja ndaj zyrtares së Bashkisë Tropojë dhe biznesmenit të akuzuar

26 Nëntor 2025 | 10:18

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj zyrtares së Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe biznesmenit Rrok Gega, të akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, me 29 shtator 2025, SPAK depozitoi në gjykatë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes me nr. 15/2026. Gega akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Islamaj për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të dyja të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Në seancën paraprake të mbajtur më 25 nëntor 2025, trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Irena Gjoka shqyrtoi pretendimet e palëve dhe vendosi pranimin e kërkesës së SPAK. Me vendimin nr. 149, Gjykata përcaktoi:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë për dërgimin në gjyq të dosjes në ngarkim të të pandehurve Rrok Gega dhe Zyra Islamaj.
  2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim me një trup tjetër gjykues pranë të njëjtës gjykatë.
  3. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përmbledhura në një volum, përveç deklarimeve të personave të pyetur me cilësinë e dëshmitarëve.
  4. Vendimi është i paankimueshëm.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026