“Kam familjen pranë Gazës, ja ç’më tregojnë”,- kreu i komunitetit hebre në Shqipëri
Kreu i komunitetit hebre në Shqipëri Amos Dojaka, ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku ka folur për situatën në Rrripin e Gazës.
Ai tha se ka njerëz të tij në Izrael të cilët i kanë treguar se ata bëjnë një jetë thuajse normale por që kur bien sirenat e alarmit menjëherë futen ën dhomat e sigurisë.
“Dëgjojmë tregime nga më tronditëset, një baba i kënaqur se gjeti vajzën e tij 10 vjeçe të vdekur, ishte më i çliruar se ta dinte se vajza e tij ishte rob te Hamasi. Unë kam njerëzit e mi në Izrael që janë afër rripit të Gazës. Për momentin ata janë mirë, por nën sirenat e vazhdueshme të mbrojtjes ajrore. Predhat janë të vazhdueshme”,-tha ai.
Ai shtoi se numri i hebrenjve shqiptar të cilët kanë shkuar në Izrael është diku te 500 persona, ndërsa në Shqipëri numri i tyre është i vogël.
“Numri i hebrenjve në Shqipëri është një numër i vogël. Që nga marsi i 1991 shumica dërrmuese e hebrenjve që kanë jetuar në Shqipëri kanë shkuar në Izrael dhe jetojnë shumë mirë.
Është një shifër diku te 500 persona që kanë ikur në Izrael dhe janë pjesë e integruar në Izrael. ata jetojnë në Bersheva në jug të Izraelit, ne veri, kemi të shpërndarë në disa vende. Ndërsa në Shqipëri numri i hebrenjve është i vogël edhe unë kam ikur kam jetuar në Izrael dhe jam kthyer sërish në Shqipëri”,-tha Amos Dojaka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit