“Kam nevojë…”- Sapo ishte fejuar, ç’publikoi këngëtari shqiptar para se të vritej
Të tjera detaje kanë dalë pas vrasjes me armë zjarri të këngëtarit dhe blegerit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Amar Ismani.
29-vjeçari Ismani është qëlluar për vdekje pas përplasjes me armë mes disa personave në “Rrugën e Plastikave”.
Nga përplasja mes tyre mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërkohë këngëtari Ismani mësohet se ishte fejuar disa ditë më parë.
Pak para se të vritej ai kishte publikuar një foto me partneren e tij në “Instastory” nga festa e fejesës.
Po ashtu, më 25 prill ai kishte publikuar disa imazhe ku tregoi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.
“Gjithçka që kam nevojë në këtë jetë, jam unë dhe e dashura ime”, shkruante ai.
Ende nuk dihen arsyet e përplasjes me armë në Shkup, që i morën jetën të riut, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren