Vritet me armë zjarri këngëtari shqiptar në Maqedoninë e Veriut (Emri)

27 Maj 2024 | 15:31

Mbrëmjen e djeshme, një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkup, ku 29-vjeçari Amar Ismani mbeti i vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Sipas mediave maqedonase, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bul.Nikolla Karev” dhe 29-vjeçari që mbeti viktimë është këngëtar dhe bloger i njohur në vendin fqinj.

Në konflikt mësohet se janë përfshirë disa persona, por ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24-vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19- vjeçar) dhe A.I (29-vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ismani ishte fejuar pak ditë para se të ndodhte ngjarja dhe përmes postimeve në rrjetet sociale, tregonte momentet e lumtura që po kalonte me të dashurën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026