Kamberi: Fitimi i mandatit në Serbi, shumë i rëndësishëm për palën shqiptare

5 Korrik 2022 | 19:13

Përfaqësuesi i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi deklaroi se fitimi i një ulëseje në Kuvendin e Serbisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për palën shqiptare.

Deklaratën, Kamberi e dha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku shtoi se mandati i fituar ka rëndësi edhe për ato parti që mbrojnë idenë e parlamentarizmit dhe e konsiderojnë atë vendimtare në përpjekjet e shqiptarëve për të drejtat e tyre.

Kamberi, i cili ka qenë deputet edhe në legjislaturën e kaluar, theksoi se pozita e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë nuk është përmirësuar dukshëm, prandaj nuk do të ndryshojë prioritetet e aktivitetit të tij në Kuvend.

Sipas tij, prioritetet e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë janë të përcaktuara në “Planin Shtatëpikësh”, dokument të cilin përfaqësuesit e shqiptarëve ia kanë dërguar qeverisë serbe rreth një dekadë më parë.

Kamberi përmendi edhe zhvillimin ekonomik në jug të Serbisë, si një tjetër prioritet të tij.

Vlerësohet se afër 60,000 shqiptarë jetojnë në Serbi kryesisht në tri komunat në jug të shtetit, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kamberi fitoi një mandat në Kuvendin serb pasi disa herë u përsëritën zgjedhjet në Tërnocin e Madh, në jug të Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026