Kampionati Europian i Notit, sportisti shqiptar siguron Lojërat Olimpike të Parisit

22 Qershor 2024 | 14:06

Dita e gjashtë e europianit të notit është shoqëruar me rezultate pozitive për kombëtaren shqiptare, e cila ia ka dalë të dhurojë performance të jashtëzakonshme.

Në përfundim të garave të kësaj të shtune është konfirmuar dhe emri i parë që do të përfaqësojë kuqezinjtë në olimpiadën e Parisit, e ai është Gresi Koxhaku.

Ky i fundit vendosi një tjetër rekord kombëtar me performancë ne tij në Beograd, duke u konfirmuar si notari më i shpejtë për këtë disiplinë për vendin tonë.

Në 50m stil i lirë Koxhaku u rendit i treti, por ishte shumë pranë dy vendeve të para, ndërsa vendosi kohën 23.38, ku koha më e mirë ishte ajo e Islandezit Aguston me 23.09. Sa i përket Paolo Priskës, ai u rendit në vendin e dytë me kohën 24.25 sekonda, kjo ishte dhe arritja e tij më e mirë. Zhulian Lavdaniti vendosi kohën e tij më të mirë në këtë kampionat europian në 100m shpinë, në kohën 58.37 sekonda.

Edhe Stela Gjoka e ka mbyllur me 2 rekorde kombëtare performancën e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026