Kampionati i parë i Bodybuilding mbledh sportistët në Gjirokastër
Qyteti i Gjirokastrës ka mirëpritur Kampionatin e Parë Ballkanik të Natyral Bodybuilding. Në këtë event të rëndësishëm sportiv garuan 27 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina etj. Pjesëmarrësit konkurruan për të fituar në kategoritë e sportit të bodybuilding natyral si dhe fitnes.
“Është thjesht sport, hobi, pasion për qejf, e ushtroj si profesion ndërkohë kam edhe profesionin tim që kam mbaruar fakultetin e mjekësisë teknik laboratori por duke qenë pasion më shtyn që të punoj akoma më shumë”, thotë një sportist.
Në këtë Kampionat Ballkanik nuk munguan edhe sportistet femra.
“Për mua është e disata herë që marr pjesë në një kampionat bodybuilding natyral por emocionet çdo herë janë prezente, unë uroj suksese për të gjithë sportistët nga ana tjetër do të doja shumë që të ishte edhe më e lartë pjesëmarrja e femrave”, shprehte një sportiste.
Organizatorët shprehen se ky event është i rëndësishëm për Gjirokastrën dhe Shqipërinë ndërsa synojnë të zhvillojnë në qytetin e gurtë Kampionatin e Parë Europian të Natyral Bodybuilding
“Është Kampionati Ballkanik i parë Natyral Bodybuilding që zhvillohet në Shqipëri , unë jam kryetari i kësaj shoqate që e ka qendrën në Gjirokastër, dhe mendojmë që te vazhdojmë të tërheqim një Kampionat Europian mbas kësaj”, thotë Nikollaq Muço, organizator.
Tashmë ky sport ka krijuar një traditë të veçantë në qytetin e Gjirokastrës. Pjesëmarrësit e Natyral Bodybuilding nuk përdorin steroide apo substanca ndihmëse për të pasur një trup të bukur dhe sportiv.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit