Kujdeset vullnetarisht për gjelbërimin në Gjirokastër, banori: Doja qytetin me lule

16 Maj 2024 | 16:34

Për gati një jetë të tërë gjirokastriti Klement Laboviti është përkujdesur vullnetarisht për sipërfaqet e gjelbra në qytetin e Gjirokastrës. Banor i vjetër i lagjes “Varosh” çdo mëngjes Klementi ujit, mirëmban apo krasit shiritat e gjelbër anës rrugës kryesore që përshkon këtë pjesë të qytetit të Gjirokastrës.

 “Kam patur vetë dëshirë, doja të shikoja një gjë të bukur në lagje, një gjelbërim, një diçka që më tërhiqte tërë jetën me lule, më pëlqejnë shumë lulet dhe ndërhyja kudo në lagje, vendosja lule dhe i krasitja vetë pastaj i mirëmbaja vetë të gjitha”,-tha Klement Laboviti, banor i Gjirokastrës.

“Kujdesem për lulet në gjithë këtë zonë, i kam mbajtur këto lule vetë, dhe do ti mbaj sa të  rroj, do ti mbaj”.

Për të lulet dhe fidanët e rinj janë njësoj si fëmijët, të cilët duan dashuri dhe përkujdesje.

 “Nuk i lë dot ti shikoj kështu sepse i mbjell  vetë dhe është si ajo fëmija që  e rrit dhe duhet ti rrish pranë, dhe kështu e kam edhe unë me lulet”,-tha tha Klement Laboviti, banor i Gjirokastrës.

Klementi vazhdimisht merr vlerësimet e banorëve të qytetit për kujdesin vullnetar që tregon për mjediset e gjelbra. Megjithatë ai apelon për mirëmbajtjen e lulishteve që janë mjedise të përbashkëta në shërbim të komunitetit.

 “Është një gjë shumë e mirë, nuk e bëjnë të gjithë, kush hedh plehra pas luleve,  unë shikoj ngrihem në mëngjes shikoj gazeta, peceta i hedhin majë luleve, i marr i heq, më vjen keq sepse është një gjë, është një frymëmarrje pa gjelbërim nuk ke ku vete” tha Laboviti.

Gjirokastriti Klement Laboviti shprehet i bindur se përkujdesjen vullnetare për lulishtet do ta vazhdojë deri sa të ketë të jetë, pasi në këtë mënyrë jep një kontribut të vlefshëm për qytetin e gurtë.

 “Po derisa të vdes, e kam traditë edhe në avllinë time mund të gjesh lule dynjanë që i mbaj nëpër vazo, lule, palma i mbaj vetë nuk i heq dot lulet, pa lule nuk rroj dot” ,-u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026