Kampionati i Shahut, Benilda nga Elbasani shpallet fituese në turneun për të rinjtë

19 Janar 2024 | 16:38

16-vjeçarja Benilda Panganika nga Elbasani, është fituese e kampionatit të Shahut për të rinj, që zhvillohet prej më shumë se 10 vjetësh. Benilda, ka mësuar të luajë Shah prej disa vitesh, por në këtë kampionat merr pjesë prej dy vitesh.

Për të Shahu është një sport me shumë përfitime që të kalit durimin si dhe të ndihmon me përqendrimin.

“Kjo është hera ime e dytë që marr pjesë në kampionatin e shahut. Më pëlqen sepse është një lojë që të diferencon dhe të largon pak nga teknologjia e ditëve të sotme. Dhe të bën shumë mirë për mendjen, që ta kesh dhe mendjen aktive, jo vetëm trup aktiv. Pra është një sport që zhvillon mendjen”, tha Panganika.

Benilda, ambiciet i ka më të mëdha. Ajo thotë se sporti i Shahut duhet zhvilluar më tepër.

“Ky lloj sporti, ky lloj kampionati zhvillohet vetëm njëher në vit, mendoj që do të ishte mirë të zhvillohej më shpesh dhe jo vetëm brenda shkollave por edhe qyteteve ose edhe ne rreth më të gjërë”, tha Panganika.

Përgjegjësi i sporteve në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Gazmend Palloshi thotë se ky është viti i sukseseve.

“Kampionati i shahut në Qendrën  Kulturore të Fëmijëve, ka hyrë në traditën e vet sepse është viti i 10-të, që zhvillohet. Çdo vit ka fituesit  e vet të cilët marrin pjesë në kampionate të tjera në shkallë kombëtare. Ne jemi përfaqësu denjësisht me talentet që kanë dalë nga ky aktivitet”, tha Palloshi.

Profesori tregon pse duhet të përfshihen të rinjtë në këtë sport.

“Shahu vlerësohet si sport i mëndjes, zhvillon cilësi të gjykimit të analizës. Kështu që për këto arsye është shumë i rekomandueshëm”, tha Palloshi.

Qyteti i Elbasanit është njohur për traditën e shahut, ndërsa numri i të rinjve që kanë përqafuar këtë sport në vitet e fundit ka shënuar rritje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026