50 fëmijë marrin pjesë në Kampionatin e Shahut në Gjirokastër
Rreth 50 fëmijë të pasionuar në sportin e shahut janë bërë pjesë e Kampionatit të Shahut për Fëmijë organizuar në qytetin e Gjirokastrës.
Aktiviteti kishte si qëllim të ripërtërijë traditën e pasur në sportin e shahut që ka pasur Gjirokastra në vite, si dhe të promovojë fëmijët e talentuar në këtë sport.
“Janë rreth 20 fëmijë që ushtrohen në shah dhe kanë rezultate të mira. Prej disa vitesh kemi një ambient ku ushtrohemi dhe ekipet e të vegjëlve kanë marrë pjesë edhe në ngjarje kombëtare. Nga prania e vajzave sot mendojmë se së shpejti mund të ngremë edhe ekipin e vajzave,” – u shpreh Armando Çani, trajnues në qendrën kulturore të fëmijëve.
Ilia Fidhi një prej mjeshtrave të shahut në qytetin e gurtë u shpreh se ngritja e ekipeve të fëmijëve është një shpresë për këtë sport që kërkon disiplinë, përgatitje mendore dhe fizike.
“Ishte një ngjarje e bukur megjithëse lojërat ishin amatore. Shahistët e vegjël dëshmuan se kanë dëshirë dhe se kanë gjetur një mënyrë tjetër të përdorimit të teknologjisë që i edukon brenda sportit megjithatë teoria dhe regjistrimi i ndeshjeve, literatura dhe tabela fizike kanë vlerë tjetër,” – u shpreh Fidhi.
Fëmijët pjesëmarrës kanë shprehur dëshirën e tyre për të ushtruar sportin e shahut duke kërkuara organizimin e aktiviteteve të tilla në të ardhmen.
“Sot humba, por ishte një përvojë e mirë sepse mësova disa lëvizje të reja. Mbase herën tjetër do fitoj. Pse jo mendoj të praktikohem se më pëlqen. Për momentin luaj në shtëpi me babin por kam qejf të mësoj më shumë,” – tha një fëmijë.
“Ishte një lojë pak e vështirë. Luaja për herë të parë me këtë kundërshtar. Fitova por u mundova pak. Luaj edhe në kompjuter por edhe me shokët. Marrim një shah të vogël me vete kur dalim dhe luajmë,” – tregoi një tjetër.
Kampionati u mbyll me akordimin e kupave për kampionët e vegjël të sportit të shahut në Gjirokastër dhe dëshirën së evente të tilla në shah dhe sporte të tjera të jenë më të shpeshta.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën