Kampione Kombëtare në Peshëngritje| Arjeta Rade, durrsakja që theu tabutë

30 Prill 2024 | 15:55

Edhe pse një sport kryesisht për meshkuj, Arjeta Rade është peshëngritësja që për 8 vite rresht është shpallur kampione kombetare. Ajo tregon se si e nisi sportin e shtangës dhe sot synon të përfaqësojë Shqipërinë ne Kampionatin Botëror.

“Idhulli është vetja ime. Unë zgjohem në mëngjes për t’u stërvitur, për t’i dalë ditës para, jam idhull i vetes sime. Dua thjesht të punoj, që të përmirësohem sa më shumë”, tha sportistja Arjeta Rade.

I konsideruar gjithnjë si sport tabu për femrat, paragjykimit nuk i shpëtoi as Arjeta.

“Rrugëtimi im drejt peshëngritjes nisi krejt rastësisht. Unë kam qenë volejbolliste, por kisha kontakt me një mikun tim që ishte peshëngritës e më tha ta nisja dhe unë. Në momentin që erdha këtu, trajneri më tha ‘Jo, unë nuk marr goca’. Unë i thashë më shiko njëherë, se ndoshta nuk të zhgënjej si sportistet e tjera”, tha Rade.

“Familjarët e mi nuk kanë qenë dakord fare që unë të merrem me peshëngritje, në fakt vijojnë të mos jenë dakord, por më mbështesin në vendimet e mia”, tha Arjeta Rade.

Duke thyer paragjykimet e besuar fort në vete, 24-vjeçarja 2 vite më parë ishte e vetmja shqiptare që hyri në zonën e medaljeve në Evropianin e Peshëngritjes për të Rinj & U-23.

Një surprizë e bukur kjo edhe për trajnerin e saj.

“Jo se mendova keq për Arjetën, por kjo më doli burrë më burrë se burrat”, tha trajneri Besnik Psatha.

“107 që ka çuar ajo në shtytje është një rezultat shumë i lartë dhe është premtues për shumë më lart”, tha Psatha.

Paraqitje që sot i bën të gjithë krenar, por që ka nga pas një punë kolosale.

“Peshëngritja ka diçka të veçantë, ndryshe nga sportet e tjera, nuk i gjendet asnjëherë limiti. Pas çdo peshe do të ngresh edhe një kg më tepër”, tha sportistja Arjeta Rade.

“Për të mbajtur rezultatin nuk është e thjeshtë. Profesori im thotë një shprehje ‘E lë një ditë, të lë një javë, e lë një javë të lë një muaj, e lë një muaj të lë një vit’. Duhet të jesh konsistente. Duhet të kesh dhe motivim, por ajo që të bën të kesh rezultatin më tepër është disiplina”, tha Rade.

Një Garë Islamike dhe Kampionati Botëror në dhjetor janë sfidat e radhës për Arjetën dhe trajnerin e saj, që premtojnë të arrijnë rezultate shumë më të larta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026