Kampusi i ri i Drejtësisë, Rama: Detyrat tuaja i dini ju, detyra jonë është të mbështesim sistemin

12 Shkurt 2026 | 12:21

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. në fjalën e mbajtur me këtë rast Rama tha se ky është financimi më i madh dhe tha se ndërsa drejtësia bën punën e saj, detyra e qeverisë është që ta mbështesë sistemin.

“Është pa diskutim financimi më i madh që mund të jetë bërë ndonjëherë për infrastrukturën administrative. Sot janë krijuar mundësitë dhe janë përmbushur edhe një sërë arsyesh për ta bërë këtë sepse jemi në një proces kur pas një reforme shumë rrënjësore në drejtësi, duhet të vazhdojmë të bëjmë detyrat. Ndërkohë që detyrat tuaja i dini dhe bëni ju, detyra jonë është që të vazhdojmë ta mbështesim sistemin që ai të funksionojë me kushtet dhe standardet më të larta. Këtë nuk mund ta themi sot duke marrë parasysh kushtet ku punojnë gjykatësit, prokurorët dhe sa mbrapa është sistemi në aspektin e teknologjisë”,  tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026