Kanada, shteti i tretë që miraton vaksinën Pfizer anti-COVID-19
Kanadaja është shteti i tretë në botë që miraton vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech kundër COVID-19, pas Britanisë dhe Bahrainit.
Autoritetet e shëndetësisë në Kanada thanë se vaksinat do të mbërrijnë javën e ardhshme, dhe e quajtën autorizimin një “moment historik” në luftën me coronavirus-in.
Agjencia që e miratoi vaksinën, u shpreh se vaksina anti-Covid plotësoi “kërkesat e saj të rrepta të sigurisë, efikasitetit por edhe cilësisë”.
Vaksina fillimisht është autorizuar për përdorim te njerëzit e moshës mbi 16 vjeç, por punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit, do të jenë ndër të parët që do ta marrin atë, duke qenë se bëjnë pjesë te kategoria e njerëzve më të rrezikuar.
Kryeministri i vendit, Justin Trudeau, se do të merrën 30 000 doza vaksine gjatë javës që vjen, dhe shumë të tjera do të vijnë në vazhdimësi, por duhet të kemi kujdes se na pret një dimër i vështirë para.
Ndërkohë, Kanadaja ka porositur 20 milion doza të vaksinës, të mjaftueshme për 10 milion njerëz duke qenë se secili do të marrë nga dy doza, dhe do të sigurohen edhe 56 milion të tjera në ditët në vijim.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta