Kancelari gjerman Merz akuzon Putinin për sabotim: Do destabilizimin e Evropës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për veprime agresive që synojnë destabilizimin e Evropës, veçanërisht të Gjermanisë.
Duke folur në Bundestag gjatë debatit për buxhetin e javës, Merz theksoi se shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë nga Rusia javën e kaluar është pjesë e një “trendi afatgjatë të testimit të limiteve dhe sabotimit” nga Kremlini.
“Putini ka testuar limitet për një kohë të gjatë. Ai saboton, spiunon, vret dhe përpiqet të trazojë njerëzit,” deklaroi kancelari.
Merz paralajmëroi gjithashtu për përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar shoqërinë gjermane, duke shtuar se Berlini po forcon qëndrueshmërinë dhe kapacitetet mbrojtëse për t’u përballur me këto sfida.
“Duhet t’i dekurajojmë kundërshtarët tanë nga agresioni i mëtejshëm dhe në të njëjtën kohë t’i afrojmë aleatët dhe partnerët tanë,” tha ai.
Kancelari nënvizoi gjithashtu se një marrëveshje paqeje në Ukrainë nuk mund të arrihet në kurriz të sovranitetit politik dhe integritetit territorial të Kievit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë