Rubio: Trump mund të takohet me Zelenskyn, synon marrëveshje paqeje me Putinin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të zhvillojë një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme në Nju Jork, gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Me anë të këtij takimi synohet të ndërmjetësohet një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës, tha Rubio.
Trump ka kërcënuar vazhdimisht me sanksione Rusisë, ndërkohë Presidenti Vladimir Putin nuk bën kompromis. Por ai nuk i ka zbatuar premtimet edhe pse Rusia ka shtuar sulmet, duke frustruar Ukrainën, shkruaan The Times of Izrael
Trump ka pasur “telefonata të shumta me Putinin, takime të shumta me Zelenskyn, përfshirë ndoshta javën tjetër përsëri në Nju Jork”, ku udhëheqësit po mblidhen për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u tha Rubio gazetarëve në Izrael.
“Ai do të vazhdojë të përpiqet. Nëse paqja është e mundur, ai dëshiron ta arrijë atë. Në një moment, presidenti mund të arrijë në përfundimin se kjo nuk është e mundur. Ai nuk është ende atje, por mund të arrijë në atë pikë,” është shprehur Rubio.
Sekretari, përmendi gjithashtu një shifër të cituar më parë nga Trump, duke thënë se Rusia humbi 20,000 ushtarë në luftime vetëm në korrik. Ai shtoi se Trump ishte unik në aftësinë për të folur me Putinin, si dhe me Zelenskyn dhe evropianët.
“Nëse ai do të shkëputej disi nga kjo, ose do të sanksiononte Rusinë dhe do të thoshte: ‘Mbarova’, atëherë nuk ka mbetur askush në botë që mund të ndërmjetësojë fundin”, thotë Rubio.
LEXONI GJITHASHTU:
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit