Kanceri nuk e mundi Bajanën, aktivistja: Sëmundja qe sfidë e papritur, por ja dola

27 Tetor 2024 | 15:15

“Sëmundja ishte një sfidë, diçka e papritur për mua, por ja dola,” shprehet Bajana Çeveli, aktiviste për të drejtat e grave.

Prej tre vitesh, ajo është angazhuar në një betejë të vështirë me kancerin e gjirit. Sot, Bajana ndan me Euronews Albania disa copëza nga historia e saj, një histori që shumë dëshiron të harrojë.

“Nuk kam patur asnjë shenjë që të kuptoja se vërtet kisha diçka.

Sëmundja erdhi aq shpejt dhe aq agresivisht, sa brenda një muaji arrita në fazën e katërt,” thotë Bajana. Ajo kujton momentet e vështira, duke thënë se ishte në një pikë kritike, duke menduar se e nesërmja nuk do të ishte më për të. “Kisha shumë dilema.”

Me 34 seanca kimioterapie dhe 6 muaj në karrocë, sfidat ishin të shumta.

“Kimioterapia është gjysmë vdekje. Nuk isha në gjendje të hapja sytë ose të lëvizja dorën. Shumë herë, truri nuk funksiononte dhe arrija të numëroja vetëm deri në pesë. Ishte një lodhje fizike; muskujt më mbaronin. Pas tetë seancave kimioterapie, u bëra për operim dhe përballesha me një Bajana që kaloi 6 muaj në krevat dhe në karrocë,” tregon aktivistja.

Ringritja në këmbë ishte një fitore e madhe. Bajana besoi, besoi tek Zoti, tek jeta dhe tek e bukura.

“Jam një person që dua ta shoh të bukurën dhe të jetoj jetën. S’dua të them se terapia ime e ëmbël ishte një mace dhe një qen që flinin me mua, duke mos u ndarë kurrë, edhe kur unë nuk flisja. Macja më lëpinte sytë, duke u siguruar nëse isha gjallë. Askush nuk e kuptonte pse ajo vepronte kështu. Unë e shikoja dhe, sa më bënte, i jepja një buzëqeshje, por ajo ishte shumë e vakët; nuk arrija t’i thërrisja në emër,” tregon Çeveli.

Familja e saj ishte gjithmonë pranë. “Kjo ishte një sfidë edhe për ta, sepse jo vetëm që sëmundja ishte e vështirë, por edhe mjekësia kishte arritur në një pikë që mund të jetoja,” thotë ajo.

Tetori i ka sjellë Bajana-s si dhuratë mbesën e saj, e cila do të jetë forca e së ardhmes.

“Nuk e kisha kuptuar çfarë do të thoshte të isha gjyshe, por tani dita-ditës po më krijohet ndjesia se duhet të jetoj edhe për mbesën time,” rrëfen Bajana.

Kur të gjithë flasin për mjekimin, ajo thekson rëndësinë e mbështetjes psikologjike për të sëmurët me kancer.

“Pse nuk mund të merrja në ato momente kur isha në gjendje depresive, një person që të më përgjigjej me fjalë të ngrohta dhe me disa informacione që nuk i lexoja dot as në internet? Nuk mund të shikoja se ku do të shkoja ose se si do të degradoja,” shpjegon aktivistja.

Bajana beson se kanceri nuk duhet të shihet më si një sëmundje e pashërueshme.

“Apeli im është: vazhdoni të jetoni. Jeta nuk duhet të ndalet nga askush, dhe je ti ai që do t’i përballosh të gjitha, duke u thënë stop gjërave që të rëndojnë, qoftë për sëmundjen, qoftë për jetën tënde,” përfundon Bajana Çeveli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026