“Sfidoi kancerin me buzëqeshje”, gruaja rrëfen përballjen e saj me sëmundjen

16 Tetor 2024 | 17:27

“Njeriu duhet të jetë shumë i fortë në vetvete të përballojë çdo gjë që i bie”. Kanceri i gjirit nuk e mposhti dot mësuese Dranen. Karakteri i saj i fortë, buzëqeshja që nuk i mungon asnjëherë ishin armët e saj për tu përballur me sëmundjen që i trokiti papritur 18 muaj më parë.

“Duke biseduar me një shoqe timen që e ka kaluar, më tregoi ca forma, ca gjëra dhe kam vu re pastaj në dush, që kishte ndryshuar forma e gjoksit”,-tha Drane Prenga.

Në prill të vitit 2023, ajo mësoi se kishte kancer gjiri, në stadin e dytë, por kjo nuk e bëri të humbas shpresën.

 “Ai moment për çdo njeri është i vështirë, është i vështirë por me ndihmën e zotit dhe të mjekut e kam përballuar në mënyrën më të mirë nga ana psikologjike, më kanë dhënë shumë kurajo dhe mjeku dhe vetë jam një njeri që nuk i përjetoj gjërat shumë siç i përjetojnë disa. Jam shumë e fortë në shpirt , i shikoj me pozitivitet dhe kjo më ka ndihmuar shumë dhe familjarët e mi më thonë sa mirë e ke përballuar me këtë lloj stresi”,-tha Drane Prenga.

Familja ishte dhe vazhdon të jetë forca e saj më e madhe, të cilën ajo shpesh u përpoq ta mbronte edhe nga dhimbja.

I fshihja emocionet. Familja e ka përjetuar shumë keq. Unë jam detyruar të fshihem nga brenda, të fsheh  emocionet që mos ju jap shkas atyre që të mërziten, si djalit si vajzës si burrit, sidomos burri e ka përjetuar tmerrsisht keq”,-shtoi ajo.

Ajo na rrëfen se nuk kishte frikë, por në mendjen e saj e mundonte pyetja, pse ajo?

Kur kam shkuar përpara sallës jam step i çik, frikë s’kisha vetëm se jam step pak , duke menduar pse po më ndodh mua? Në një kohë që s’kisha abuzuar me asgjë, as duhan, as pije”.

Drania konsiderohet e shëruar, megjithatë asaj i kanë mbetur edhe 3 seanca kimioterapie, në të cilat e shoqëron bashkëshorti.

I them rri kur të marr në telefon që fillon terapia hajde. Jo thotë nuk rri dot. Kur shkojmë atje i them rri tek lulishtja , se është shumë emocional dhe i përjeton gjërat shumë keq”.

Ashtu si shumë gra, ajo thotë se nuk kishte bërë më parë një kontrroll të gjirit, ndaj edhe apelon që gratë dhe vajzat të mos e neglizhojnë këtë sëmundje, që po merr jete vetëm se kapet vonë.

Të gjitha vajzat dhe gratë pas moshës 20 vjec, se unë kam patur në spital 20 vjeç me këto gjëra, dhe të bëjnë ekzaminime të bëjnë mamografi dhe mos e lënë pas dore , sa më shpejt kapet problem aq më shpejt shërohesh”,-u shpreh Drane.

Statistikisht 1 në 8 gra në Shqipëri janë të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Për të parandaluar dhe kapur në kohë sëmundjen është i nevojshëm vetëkontrolli, dhe kryerja e ekos së gjirit dhe mamografisë në mënyrë periodike për çdo grua.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026