Maratona për “Tetorin Rozë” në Tiranë, të ardhurat shkojnë për kancerin e gjirit

12 Tetor 2024 | 10:36

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, këtë të shtunë po mbahet në Tiranë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, një maratonë për “Tetorin Rozë”.

Organizatorja Donjeta Zeqja ka deklaruar se të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga regjistrimet për garën simbolike do të përdoren për të ndihmuar gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit, duke siguruar proteza për to.

“Ne kemi vendosur një kauzë të rëndësishme, ashtu si edhe vitin e kaluar,” tha Zeqja. “Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga regjistrimet për garat simbolike që ne do të organizojmë do të shkojnë për të siguruar proteza për vajzat e prekura nga kanceri i gjirit.”

Ky marshim është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje dhe për të mbështetur financiarisht gratë që po përballen me pasojat e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026