Ndërgjegjësimi përmes fëmijëve, marshimi në Pogradec kundër kancerit të gjirit

9 Tetor 2024 | 16:46

Një marshim sa i veçantë aq edhe kuptimplotë u zhvillua nga vogëlushët e kopshteve në Pogradec në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Këta fëmijë që kanë të gjithë nëna dhe motra zgjodhën që përmes thirrjeve të tyre dhe mesazheve të kërkojnë nga nënat e tyre që të kujdesen për veten, të vizitohen, të luftojnë, të tregojnë kurajë sepse këta fëmijë kanë nevojë për nënat e tyre.

Në parakalimin e tyre në qytet, fëmijët shpërndanë edhe lule tek punonjëset e gjelbërimit, si një formë që duhet të ndërgjegjësohen.

Shifrat e rasteve të diagnostikuara në juglindje me kancer të gjirit janë në rritje, zyrtarisht vetëm në 1 vit janë shënuar 46 raste të reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026