Kandidate e PS në listën e hapur, Edona Bilali kërkon votën në qarkun e Shkodrës

7 Maj 2025 | 16:38

Deputetja dhe kandidatja e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, Edona Bilali rikthehet për të kërkuar votën e shkodranëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo thekson se puna konkrete që është bërë në këto vite në Shkodër, I jep më shumë besim për ti kërkuar votën qytetarëve.

“Për mua është kënaqësi që garoj sërish nën siglën e Partisë Socialiste, ndryshe nga sa garoja për herë të parë, tashmë shkojmë tek qytetarët shkodranë jo vetëm me premtime por me punë konkrete të realizuara. Shkodra ngado që kthehesh është kantier, është më e kollajtë edhe për mua si përfaqësuese e PS me kërku një vazhdimësi që ritmi i punëve të mira dhe projekteve akoma ma ambicioze që qeveria ka për Shkodrën mos me njoftë ndalesë”, tha ajo.

Bilali rëndit disa nga arritjet e rëndësishme që ka lobuar për Shkodrën gjatë këtyre 4 viteve.

“Kartoni Jeshil është një nga iniciativat që e kam marrë shumë për zemër për shkak të një numri shumë të madh të komunitetit që e kërkonin nga Shkodra por dhe në rolin e ministres për sipërmarrjen përveç se me lehtësu disa praktika aplikimesh me biznesin gjithashtu u krijua një ligj i posatçëm, ligji i start up-ve, u themelua një axhensi e cila gjithashtu disbursoj 10 mln euro brenda një mandate i cili ishte dhe premtimi i Partisë Socialiste në vitin 2021”, shton kandidatja për deputete e PS-së.

Në fund Bilali bën thirrje që vota për Partinë Socialiste është garanci për vazhdimësinë e investimeve në Shkodër.

“Sot nëse një shkodran voton pa tifozllëk, e ka zgjedhjen shumë të thjeshtë. Për cerdhe e kopshte me infrastrukturë ma të mirë, për shkolla ma të mira , diploma duale, infrastrukturë publike , kande lojrash pa pagesë për fëmijët, për ndihëm ekonomike ma të madhe …”.

Edona Bilali është një nga kandidatet e Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në listat e hapura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
15:15 | 23/07/2026