Kandidati i PD merr vetëm 3.6% të votave në Vorë
Partia Demokratike dhe opozita ka marrë një rezultat zhgënjyes në Bashkinë Vorë.
Numërimi elektronik i votave në bashkinë e vogël, tregoi se Ymer Marku i PD ka vetëm 687 vota.
Kurse kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Lulzim Vrana mori 2 589 vota.
Garën e fitoi kandidati i PS, Blerim shera me 7,530 vota ose gati 70% të totalit të votave.
Nëse marrim rezultatin vetëm në Vorë, duke hequr qendrat e votimit në Prezë dhe Bërxhull, kandidati i PD ka marrë aty vetëm 3.6% të votave.
Pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ishte rreth 40%.

Kandidati i PD ka një prezencë modeste dhe në rrjetet sociale, pasi faqja e tij në Facebook ndiqet nga vetëm rreth 400 persona.
Mes fotografive nga aktiviteti i tij elektoral mungon ‘mbështetja’ nga kreu i PD, Lulzim Basha pasi në krah ka pasur vetëm Jorida Tabakun.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve