Kanidati i Hasit ndalon furgonin: PS po shpërndan ndihma për votën
Kandidati i koalicionit, Bashkë Fitojmë për bashkinë Has, Miftar Dauti ka treguar momentin kur ndaluar furgonin e dy djemve të kandidatit të PS, Halit Mulaj duke thënë se po shperndanin pako ushqimesh.
Dauti ka filmuar momentin kur ka ndaluar furgonin me ndihma, të cilat sipas tij do të përdoreshin nga djemtë e kandidatët socialistë për të siguruar vota për zgjedhjet lokale.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku Miftar Dauti deklaroi në një prononcim të shkurtër: “Po rrinim në qytet dhe furgoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma. E kemi ndaluar furgonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë furgonin, por ende nuk është hapur. Po presim të vijnë edhe mediat. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota. Kërkojmë të hapet furgoni. Ta shohim ca ka, edhe në të bindemi për vërtetësinë e denoncimit tonë”.

LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)