Kanosën fqinjin e tyre në Shkodër, gjendet arma pranë banesës
Policia e Shkodrës, këtë të premte, ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe municione luftarake, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, në fshatin Trush, në Shkodër.
Në këtë ngjarje janë përfshirë 3 shtetas, babai dhe dy djemtë e tij, të cilët dyshohet se qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, për të kanosur fqinjin e tyre, shtetasin P. N., për motive të dobëta.
Sipas raportimeve, gjatë kontrollit të territorit në pronësi të shtetasve, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit, të cilën autorët e dyshuar e kishin fshehur afër banesës së tyre.
Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.
Ndërkohë, dy ditë më parë, policia sekuestroi dy armë gjahu dhe vuri në pranga shtetasit Ç. M. dhe D. M. ,babë e bir. Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe djali tjetër, shtetasi E. M.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit