Kaos në Kuvend| Mbyllet seanca plenare, kalon ligji për investime strategjike
Është mbyllur mes tensioneve seanca plenare e zhvilluar këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.
Seanca e ditës së sotme u drejtua nga Ermonela Felaj e cila vijoi me leximin e projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës ndonëse deputetët e opozitës vijuan me protestën duke bllokuar foltoren e duke u rëndë bilbilave.
Në seancën e sotme u miratuan me shumicë të thjeshtë votash disa projektligje, ku më i rëndësishmi ishte ai për investimet strategjike.
Seanca e ditës së sotme zgjati rreth 30 minuta, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu dha më tepër detaje në një lidhje direkte, rreth asaj që ndodhi në Kuvend:
“Ka patur një situatë të tensionuar. Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza për mazhorancën se nuk po i kalon ligjet me shumicën e thjeshtë prej 71 votash por me 68 deputetë. Në momentin e hapjes së seancës, kur u bë dhe check in i deputetëve zonja Ermonelaj Felaj përmendi numrin e 68 deputetëve. Ajo që u vu re është se në 4 projektligjet që u miratuan ditën e sotme nuk u përmend numri i votave për projektligjin i cili miratua”,-tha Eksiola Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet