Kaosi me trafikun në Tiranë, ekspertët rendisin arsyet

16 Nëntor 2021 | 07:51

“Planifikimi i rrugëve të biçikletave është bërë pa plan dhe ka krijuar një kaos shumë të madh në lëvizjen e mjeteve”.

Kështu u shpreh për Euronews Albania, Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore teksa komentoi situatën e trafikut në Tiranë.

Eksperti nënvizoi se janë eliminuar pothuajse korsitë e parkimit dhe transporti publik thuajse nuk ekziston.

“Shkaku i parë themelor është mungesa e planifikimit në distancë si do të bëhet lëvizja e mjeteve”, u shpreh ai, teksa shtoi si problematikë edhe sjelljen e drejtuesve.

“Lëvizja e mjeteve të rënda brenda orarit  nga 7 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes, është një tjetër problematikë”, tha eksperti.

Ndërsa, eksperti urbanist Dritan Shutina deklaroi se duhet të përmirësohet transporti publik në Tiranë.

“Nuk kemi adresuar transportin publik. Kemi më shumë mjete në rrugë sepse transporti urban nuk u përgjigjët qytetarëve”, tha ai, teksa shtoi se duhet të kishim rrugë që i shërbejnë pronës.

Sipas tij, Tirana ende nuk është pajisur me rrugë për të përballur intensitetin urban. Ai nënvizoi se rregullatori i kësaj situate është bashkia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022