Kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos sot për fatin e 29 deputetëve të PD-së
Sekretariati i Etikës mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë seancës plenare të Kuvendit më 18 dhjetor.
Mbledhja e mëparshme u shty, pasi deputetët e opozitës kërkuan kohë për t’u njohur me provat e administruara ndaj tyre. Ndërkohë, mazhoranca i ka kërkuar Prokurorisë të vlerësojë nisjen e një hetimi penal ndaj Flamur Nokës dhe Klevis Balliut, për përplasjet fizike me punonjësit e Gardës së Republikës.
Sipas PS-së, aktet e dhunës në Kuvend ishin të mirëorganizuara dhe të orkestruara nga drejtuesit e Partisë Demokratike, duke përmendur si përgjegjës kryetarin Sali Berisha, si edhe deputetët Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.
Mazhoranca kërkon përjashtim 60-ditor nga punimet e Kuvendit për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun, të përfshirë drejtpërdrejt në përplasjet me Gardën, si dhe për Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin, të cilët akuzohen si organizatorë të dhunës. Në të njëjtën masë disiplinore përfshihen edhe deputetët që ndezën mjete tymuese në sallën plenare: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.
Ndërkaq, për 19 deputetë të tjerë, të cilët rrethuan foltoren gjatë seancës, PS kërkon përjashtim 10-ditor nga punimet parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat