Kapen 20 kallëpe me tritol, arrestohet 51-vjeçari

15 Korrik 2022 | 10:35

Policia e Vlorës ka sekuestruar 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.

Ndue Malqi, personi që i kishte është arrestuar. Operacioni është zhvilluar në afërsi të Urës së Gjolës.

Policia ka kontrolluar çantën e 51-vjeçarit pasi dyshonin nga informacionet e siguruara në rrugë operative.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të Maliqit, vazhdon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset me armë një person në Kamëz, humb jetën në spitalin e Traumës

Një person ka mbërritur këtë të hënë tek spitali i Trauma i plagosur me armë. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në Kamëz në rrethana...
12:11 | 08/06/2026

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)

Agjentët e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës këtë të hënë kanë arrestuar një person në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë, pasi kishin marrë...
11:52 | 08/06/2026

Amnistia penale, Gogu te Komisioni i Ligjeve: 380 persona përfitojnë liri të plotë. 900 përfitojnë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve ka prezantuar projektligjin për amnistinë penale. Projektligj që pritet të kalojë në seancë plenare për...
11:39 | 08/06/2026