Kapen 300 kg kanabis në Serbi, vinte Shqipëria

27 Janar 2022 | 12:13

Pesë persona janë arrestuar në Serbi për prodhim dhe shpërndarje të 300 kg kanabis, për të cilat u tha se vinin nga Shqipëria.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin tha Policia ka prerë zinxhirin e kontrabandës së kanabisit nga Shqipëria në Serbi.

Ai konfirmoi se u kapën 300 kilogramë të kësaj droge në territorin e Tërnovc i Madh – që ndodhet pranë Luginës së Preshevës.

Vulin theksoi se policia serbe me këtë veprim “tregoi se ligji zbatohet dhe do të zbatohet në çdo vend dhe çdo pjesë të Serbisë”.

“Anëtarët e Shërbimit Kundër Drogës sekuestruan një tjetër zinxhir të trafikut të drogës duke sekuestruar 300 kilogramë marijuanë në Tërnovc të Madh dhe duke arrestuar narkotrafikantë. Me këtë aksion të suksesshëm të konfiskimit të drogës në Tërnovc të Madh, policia serbe edhe një herë ka treguar se nuk ka vend në Serbi ku ligji nuk zbatohet. Policia serbe ka treguar se ligji është i vlefshëm në çdo pjesë të vendit tonë dhe se askush nuk do të jetë në gjendje t’i anashkalojë dhe shmangë ligjet tona”, tha ministri Vulin.

Ai tha se “Serbia nuk është dhe nuk do të jetë treg për kanabisin, e as droga tjeta”.

Të dyshuarit janë arrestuar në tentativë për të dorëzuar kanabisin të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnovcit të Madh dhe fshatit Turija.

Gjatë kontrollit janë gjetur 87 pako me lëndën narkotike të përgatitur për shitje.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026