Kapen mbi 3 ton kokainë në Spanjë, arrestohen 11 trafikantë, mes tyre edhe shqiptarë

1 Dhjetor 2023 | 22:14

Më shumë se 3 tonë kokainë janë sekuestruar në Xirivella në Spanjë, pas një operacioni të Policisë ku ranë në pranga 11 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë.

Sipas mediave të huaja, disa nga trafikantët u përpoqën të arratiseshin në momentin e sekuestrimit të drogës, por agjentët e antidrogës i penguan me një kordon policie.

Operacioni antidrogë u zhvillua rreth orës 13:45 të së enjtes pasi hetuesit po ndiqnin një kamion që transportonte një kontenier me kokainë të kamufluar si sheqer.

Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, një grup agjentësh antidrogë kanë arrestuar trafikantët pikërisht teksa po përgatiteshin të nxirrnin sasinë e kokainës nga struktura metalike e kontejnerit.

“Policia veproi shumë shpejt. Pesë ose gjashtë oficerë të veshur me jelek antiplumb hynë dhe u hodhën mbi dy nga burrat që ishin në tarracë. Një tjetër që ishte në tavolinë u ngjit me vrap shkallët për në katin e dytë, por pas pak e zbritën me duar në pranga”, tha një dëshmitar okular për mediat spanjolle.

Ngarkesa e drogës mbërriti në portin e Valencias në dy kontejnerë nga Guayaquil i Ekuadorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026