English

Kapen plantacione të mëdha kanabisi në malet e Spanjës, arrestohen 7 shqiptarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Garda Civile spanjolle ka çmontuar një grup kriminelësh shqiptarë që kultivonin plantacione të mëdha kanabisi në male, në provincat e Castellón dhe Valencia.

- Advertisement -

Operacioni i titulluar ‘Groën’, çoi në arrestimin e shtatë personave, Hetimet për rastin filluan kur Garda Civile mësoi për ekzistencën e një plantacioni kanabisi ‘në natyrë’ në një zonë malore të komunës Valenciane të Algar de Palancia.

Siç raportohet nga policia spanjolle në një deklaratë, “plantacioni  ishte fshehur në vende të largëta në male për të garantuar diskrecionin e tij”. Kultivuesit përdorën pompa motorike për të nxjerrë ujë nga një kanal natyror. Uji kanalizohej në zonën më të lartë të plantacionit të kanabisit duke përdorur tubacione të cilët mbushnin gropa të hapura më parë.

Si rezultat i punës hetimore, agjentët e Gardës Civile zbuluan praninë e një grupi njerëzish të vendosur në një bashki të Castellón-it, të cilët kishin krijuar një rrjet për të kultivuar plantacione nga 2000 deri në 3000 bimë.

Me zhvillimin e hetimeve, agjentët verifikuan se brenda bandës ishte një drejtues, i cili ishte përgjegjësi për shpërndarësi i detyrave. Pjesa tjetër e grupit ishte e strukturuar në mënyrë të përsosur dhe secili anëtar kishte rolin e tij të caktuar të kultivimit, ruajtjes, përgatitjes ose shitjes.

Individët që ishin përgjegjës për rritjen dhe ruajtjen e bimëve të marijuanës kishin ngritur kampe ku jetonin në tenda, në mal.

Ata kishin sajuar dhe një dhomë ngrënieje për të qenë në gjendje të kujdeseshin dhe të monitoronin plantacionin. Përveç kësaj, kriminelët kishin instaluar detektorë në zonë për të zbuluar ardhjen e agjentëve mjedisorë ose të një patrulle të Gardës Civile.

Anëtarët e tjerë të grupit ishin përgjegjës për t’i furnizuar me gjithçka që u nevojitej për të mbijetuar në male. Kultivuesit u larguan nga kampi vetëm për disa minuta në mënyrë që të dorëzonin thasët me marijuanë prej rreth gjashtë kilogramësh secila.

Operacioni kulmoi me arrestimin e shtatë individëve të tjerë të kombësisë shqiptare dhe të moshës nga 30 deri në 43 vjeç, sipas Gardës Cicile Spanjolle.

Në kontrollet e kryera në Oropesa del Mar, Villanueva de Alcolea dhe Fanzara, agjentët e Gardës Civile sekuestruan gjysmë ton marijuanë, tre pompa uji, një gjenerator elektrik dhe mjete të shumta të përdorura për paketimin e drogës që vlerësohen rreth 6500 euro. Ata konfiskuan gjithashtu mjete për të pastruar një armë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?