Kapet gjysmë kg kokainë në Tiranë, në pranga 2 persona

21 Maj 2024 | 09:38

Policia e Tiranës ka goditur këtë të martë një grup të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet. Në pranga kanë përfunduar një shtetas 32-vjeçar me inicialet A.Sh, dhe një 34-vjeçare me iniciale B.K.

Gjatë kontrollit fizik dy personave të lartpërmendur iu gjet një sasi prej gjysmë kilogrami kokainë, bashkë me dy celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në kuadrin e një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, ka finalizuar operacionin e koduar “Medusa”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit: A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”; B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026