Kapet magazina me lëndë plasëse në Bulqizë, arrestohet 55-vjeçari

8 Shkurt 2024 | 12:24

Policia e Bulqizës ka goditur një rast të tregtimit të paligjshëm të lëndëve plasëse.

Në pranga ka përfunduar një 55-vjeçar i cili magazinonte lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetjak, por më pas i tregtonte ato në 9 subjekte të tjera pa lejen përkatëse.

Policia bën me dije se nisi një procedimin penal dhe për pronarin e një subjekti minerar.

Materialet procedurale në nagrkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim me Prokurorinë,  bazuar në inteligjencën policore se një subjekt në mënyrë të paligjshme tregtonte (shiste), lëndë plasëse në disa subjekte të tjera minerare,  kanë organizuar punën me qëllim verifikimin, parandalimin e mëtejshëm dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, për veprën penale  “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” për shtetasin G.Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në Thekën Martanesh, pasi  magazinonte në depon e tij, sasi me lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetiak, më pas në mënyrë të paligjshme  dhe pa autorizim përkatës nga Komisariati i Policisë, e tregtonte (shiste) lëndën plasëse në 9 subjekte të tjera, duke u mjaftuar vetëm me një akt-marrveshje të lidhura mes palëve (subjekteve).

Në këtë subjekt janë sekuestruar 1416 kg lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike.

Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026