Kapet me 1 kg kokainë, arrestohet efektivi i RENEA-s
Një efektiv i Policisë së Shtetit është vënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në periferi të Tiranës. Operacioni është iniciuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit pas informacionit se efektivi ishte përfshirë në trafik droge.
Për këtë arsye, efektivi ka qenë në vëzhgim dhe ndalimi i tij bashkë me dy të tjerët është bërë ndërsa po transportonin kokainën me një automjet.
Të arrestuarit janë Luan Gaçi, 43 vjeç, banues në Vorë, XH.L, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe Ded Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Gaçi dhe Nimani sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës si dhe në kufi me qarkun e Durrësit.
Arrestimi i tyre u bë në aksin rrugor Tiranë-Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit ku janë kapur në flagrancë me një pako lëndë narkotike kokainë. Gjatë kontrollit në makinë u sekuestrua dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Dyshimet janë se punonjësi i polici kishte rolin e transportuesit në grupin e trafikut të kokainës.
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe