Kapet me 2.5 mln euro kokainë shqiptari në Itali

10 Qershor 2025 | 12:00

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Guardia di Finanza e Perugias ka çuar në sekuestrimin e mbi 25 kilogramëve kokainë, një shumë të konsiderueshme parash, dhe arrestimin e një shtetasi shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të strukturuar të trafikut të drogës që operonte në zonat midis Spello, Foligno dhe pjesës tjetër të provincës.

Pas një faze të gjatë vëzhgimi dhe hetimi, autoritetet ndaluan një automjet të dyshimtë në zonën e Spellos, që drejtohej nga shtetasi shqiptar i arrestuar.

Kontrolli i detajuar automjetit, zbuloi një mekanizëm të sofistikuar të fshehjes së drogës.

Poshtë sediljeve të pasme, u zbulua një mekanizëm me dy ndarje që hapej përmes një sistemi mekanik të maskuar në mënyrë profesionale. Brenda tyre, policia gjeti 10 pako kokaine me një peshë totale prej 12 kilogramësh, si dhe 10 mijë euro para cash, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.

Hetimet u zgjeruan menjëherë me kontrolle në dy banesa të lidhura me të arrestuarin, në Spello dhe Foligno, ku u gjetën edhe 11 pako të tjera kokaine (13 kg), një armë zjarri e vjedhur, 46 mijë euro dhe pajisje komunikimi të sofistikuara, përfshirë telefona të enkriptuar.

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, sasia totale e drogës së sekuestruar kishte një vlerë tregu mbi 2.5 milionë euro. I arrestuari është dërguar në burgun e Spoletos, ku ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin kriminal dhe kontaktet e dyshuara të të arrestuarit, si brenda ashtu edhe jashtë Italisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në lagjen “Sanxhaku” të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026