Kapet me 5 kg kanabis, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë

3 Maj 2023 | 13:31

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë, pasi është kapur me 5 kilogramë kanabis.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni final”, në pranga ka rënë shtetasi L. Z.

Mësohet se lënda narkotike u gjet në bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonte ky i fundit.

“Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një qese të mbushur me rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me celularë të të arrestuarit”- njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për...
16:21 | 29/06/2026

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)

Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së...
15:31 | 29/06/2026