“Fushata s’është lokale”, Haxhimali: E eklipsojnë kryetarët dhe s’flasin kandidatët

3 Maj 2023 | 13:16

Drejtori i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania për të folur rreth fushatës elektorale që po zhvillojnë partitë përzgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj.

Haxhimali tha se fushata nuk duket si një fushatë për zgjedhje lokale, pasi në çdo  qytet apo fshat është kryetari i partisë a i koalicionit a që flet dhe jo kandidati i bashkisë.

“Koha është duke kaluar ndërsa ne po përkeqësohemi, kjo nuk më pëlqen. Kur më pyet a është lokale, po ç’lokale është kjo fushatë? Ajo është e eklipsuar nga kryeministri Rama nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës. Është nga fshati në fshat dhe nga bashkia në bashki dhe kur shkon do të flasë vetëm ai.

Kandidati nuk flet. Mbaron fjalimin kryeministri nuk flet më kandidatit, e njëjta gjë edhe në kampin opozitar. Është e paprecedente, sepse duhet të themi një gjë për qytetarët shqiptar. Më thoni ju, kryeministri i Gjermanisë, i Austrisë, i Francës, i bëjnë këto lojëra? nuk i bëjnë. As ne nuk i bëjmë”,-tha pwr Euronews Albania Agron Haxhimali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026