Kapet me 53,500 euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 55-vjeçari nga Vlora

2 Tetor 2025 | 10:07

Policia Kufitare në Kakavijë, këtë të enjte, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, ka sekuestruar një shumë parash të padeklaruara.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kryen kontroll në çantën e tij dhe u  gjetën 53 500 euro të pa deklaruara në konform ligjor.

A.XH, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026