Kapet një arsenal armësh në Yrshek të Tiranës, dyshimet e policisë

19 Qershor 2020 | 14:21

Hetimi për sulmin me armë ndaj një kompleksi të boshatisur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë e çoi policinë në bazën e një grupi kriminal.  Në fshatin Yrshek në një banesë 1 katëshe , efektivët e komisariatit nr. 6 zbuluan një arsenal të tërë armësh.

Pronari i saj Gëzim Haroku i cili qëlloi me breshëri automatiku mbi kompleksin u vu në pranga ndërsa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij Erigres Mihasi. Ata dyshohet se janë anëtarë të një bande të njohur kriminale që vepron në Tiranë.

Mihasi ka qenë i skeduar edhe më parë nga policia dhe njihet si person i afërt i Santiago Malkos, ish-policit të ekzekutuar gushtin e 2019-ës në kryeqytet. 

Në banesën një katëshe në Yrshek policia sekuestroi 15 armë zjarri mes tyre edhe 2 automatikë mp7, granata dhe tritol si dhe dy motorë sportivë dhe një automjet që dyshohet se janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026