Kapiteneria e Portit Sarandë ndalon lundrimin për shkak të motit të keq

29 Gusht 2025 | 20:34

Kapiteneria e Portit Sarandë ka lëshuar një njoftim lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit që kanë sjellë erë të fortë, duke bërë që të marrë masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë në det.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoriteti portual ka urdhëruar ndalimin e çdo daljeje në det për mjetet lundruese, përfshirë ato turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në zonat e Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Vendimi hyn në fuqi më 30 gusht 2025, që prej orës 06:00 të mëngjesit, dhe do të mbetet në fuqi deri në përmirësimin e kushteve dhe një njoftim të dytë.

“Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin  përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Ky ndalim hyn ne fuqi nga data 30/08/2025, ora 06:00, dhe do të qëndrojë  aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.

Kujtojmë të gjithë përdoruesit  e mjeteve lundruese se mosrespektimi i këtij urdhëri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026