English

Karamuço: Grupi i Martinajt mbetet aktiv, Ferhati: Roan Brahimi kishte shumë armiq

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mehillin”, në lidhje me dy atentatet e ditëve të fundit, ku në Lezhë mbeti i vrarë babai i Roan Brahimit, ndërsa në Tiranë u plagosën katër persona që po udhëtonin me një mjet G-Class, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i pyetur në lidhje me Ervis Martinajn, u shpreh se për Martinajn ende nuk ka një përgjigje, por grupi i tij vijon të mbetet shumë aktiv.

- Advertisement -

Sipas Karamuços, policia ka organizuar edhe një operacion për kapjen e krahut të djathtë të tij, por që ka dështuar.

“Kemi dëgjuar nga përgjimet, kur grupet kërcënojnë njëri-tjetrin se do të shuajnë deri në familje. Sot janë bërë aq agresivë dhe të pamëshirshëm, sa sapo e realizojnë me të vërtetë. Po e realizojnë këtë lloj kërcënimi që e thonë shpesh. Vrasja e babait të Roan Brahimit ka qenë një atentat i paralajmëruar. Nuk po flasim për fatin e Martinajt, se është folur gjatë dhe ende nuk kemi përgjigje nga autoritetet. Por grupi i tij është shumë aktiv, jo vetëm në Shqipëri. Madje kemi pasur kontrolle kohët e fundit për gjetjen e krahut të djathtë të këtij personazhi. Është një nga grupet më të rrezikshme në Shqipëri, krahas grupeve të tjera që janë aktive. Dhe këta ngrenë kokë sa herë që shohin se policia është e shfokusuar për shkak të çështjeve të tjera, siç janë aktualisht zgjedhjet,” tha Karamuço.

Ndërsa gazetari tjetër, Eni Ferhati, duke komentuar mbi këto dy atentate dhe në vijim të pyetjes së gazetares nëse dyshohet se në këto dy ngjarje mund të jetë i përfshirë grupi i Ervis Martinajt, tha se Roan Brahimi nuk ka pasur konflikt vetëm me Martinajn, por edhe me të tjerë në zona si Laçi, Lezha, etj duke nënkuptuar se kishte shumë armiq. Prandaj, sipas tij, duhet parë mbi bazën e hetimeve se si këto atentate prekin fëmijët dhe të moshuarit.

“Me sa di unë, Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë, nuk ka pasur vetëm një konflikt me të zhdukurin dhe të shumëkërkuarin nga SPAK, Ervis Martinaj. Ka pasur disa konflikte të hapura, kryesisht në zonën e Laçit, por edhe deri në Lezhë. Momentalisht, më shumë sesa pista, vlen të shihet kush është kjo togë tjetër e vrasësve brutalë, të cilët kanë kryer këto atentate. Dhe ajo që ne themi: si mund të shkohet te të miturit dhe fëmijët? Po ashtu, si mund të shkohet te një i moshuar, siç ishte babai i Roan Brahimit,” tha gazetari Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?